Nga vetë aksidenti i shkaktuar mbrëmë në Sllatinë të Fushë Kosovës, janë të lënduara edhe dy persona të gjinisë femërore, njëra ishte vajza e çiftit Tora, ndërsa tjetra ishte çika e motrës së gruas së ndjerë.
E. H, ka pësuar lëndime të rënda në tërë trupin, kështu ka thënë dokori, Shaqir Uka, shef i Mjekësisë Intensive, ku po trajtohet pacientja.
Doktor Uka, ka shtuar se, e lënduara rëndë është sjellur nga emergjenca në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme, po ashtu sipas tij intervenimi ka pasur sukses dhe është në kujdes intensiv ndërsa ka thënë se për momentin gjendja shëndetësore është stabile.
Në këtë aksident ka humbur jetën burrë e grua, Bekim Tora dhe Shehide Tora, varrimi i tyre bëhet sot, ditë e premte në ora 16:30 në varrezat e Arbërisë ish-Dragodan të Prishtinës.