Murati tregon kur ekzekutohen pagat me ndryshime tatimore, punonjësit do të marrin më shumë pagë neto

- Gazeta e Prizrenit

Murati tregon kur ekzekutohen pagat me ndryshime tatimore, punonjësit do të marrin më shumë pagë neto

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura personale, ku 250 eurot e para janë të liruara nga tatimi.

“Si rezultat i këtij ndryshimi, secili punonjës në Kosovë, nga ky muaj e tutje do të paguajë më pak tatim, e rrjedhimisht do të marrë pak më shumë pagë neto. Përfitimi mujor prej 6.8 euro apo vjetor prej 81.6 euro dikujt mund të mos i duket shumë, mirëpo nëse e shohim në tërësi, janë rreth 2.3 milionë euro në muaj apo rreth 27 milionë euro në vit, që nuk do të mblidhen si tatim nga shteti por do të mbesin në xhepat e qytetarëve”, ka shkruar Murati në Facebook./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit