Vdes ish-shefi i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës, Skënder Boshtraj

- Bota Sot

Vdes ish-shefi i Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës, Skënder Boshtraj

Gjatë ditë së sotme u nda nga jeta Specialisti Ortoped, Skënder Boshtraj nga Peja.

Lajmin për vdekjen e mjekut e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës, duke e kujtuar Boshtrajn si një nga doktorët më të spikatur të vendit.

Dr. Skënderi ia kushtoi një jetë të tërë shërbimit për shëndetin e pacientëve.

Postimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë:

Me shumë pikëllim e morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të doktorit tonë Skënder Boshtraj, Mjek Specialist Ortoped dhe një njeri i jashtëzakonshëm.

Një jetë e tërë dedikimi dhe përkushtimi në shërbim të shëndetit të pacientëve, do të ishte përshkrimi për juve doktor Skënder që ishe dhe do mbetesh shembull i sakrificës për të ndihmuar të tjerët.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen,kolegëve, gjithë personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Dr.Skenderin.

Kontributi i tij i madh si Ortoped dhe një kohë edhe si Shef i Repartit të Ortopedisë do të mbetet gjithmonë i paharruar!”.

Do të kujtojmë përherë Dr. Skender!



Lexoni të gjitha në Bota Sot