Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili nis më 2 shtator.
Nagavci tha se kanë ndarë me kohë katalogun e teksteve tek komunat dhe Drejtoritë Komunale të arsimit tashmë e kanë sjell listën e teksteve të miratuara.
“Këtë listë, e kemi publikuar edhe në faqe të MASHTI dhe kemi kërkuar edhe nga komunat që ti bëjnë publike listat e teksteve. Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëdron e hapur”.