Arrestohet i dyshimti për vrasjen e një femre, para 11 vjetëve në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet i dyshimti për vrasjen e një femre, para 11 vjetëve në Prizren

Policia njoftoi se rasti ka të bëj me ngjarjen e datës 04.06.2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren, kur pat ndodhur një “vrasje e rëndë”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në atë kohë dy të dyshuar vëllezër kanë vrarë viktimën femër 19 vjeçe.

Në atë kohë pas veprimeve operative hetimore janë identifikuar kryesit e veprës.

Dy të dyshuarit vllezër, shtetas të Shqipërisë për një kohë kanë qenë në arrati, njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati.

Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arrit që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe.

Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arrit që të arrestohet dhe të ekstradohet I dyshimti.

Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, I i dyshuari është mbrojt në heshtje.

Me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari S.H. tani 31 vjeçar I dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori./Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit