Ka ndërruar jetë Qamile Rexha, nënë e Ekrem Rexhës, i cili ishte i njohur me nofkën “Komandant Drini”, kishte folur për krimet e supozuara të luftës.
Sipas faqes me emrin e tij në Facebook (Ekrem Rexha-Komandant Drini), varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, derisa thuhet se ajo i mbylli sytë pa i parë vrasësit e djalit
“Ajo pati vetëm një dëshirë, të gjenden ata që i vranë djalin, por sot i mbylli sytë pa i parë vrasësit e djalit.
Nëna Qamile lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Komandant Drini”, thuhet në njoftim, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ajo pati vetëm një dëshirë, të gjenden ata që i vranë djalin, por sot i mbylli sytë pa i parë vrasësit e djalit.
Sot ndërroi jetë Qamile Rexha, nëna e Komandant Drinit.
Nëna Qamile lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Komandant Drini.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot me dt. 01.09.2024, me vakt të Ikindisë në varresat e reja në Lubizhdë.