Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin ku humbi jetën 30-vjeçari në Komoran

- Bota Sot

Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin ku humbi jetën 30-vjeçari në Komoran

Një motoçiklist 30-vjeçar humbi jetën të dielën pasdite, në rrugën “Nazmi Gashi” në Komoran pasi u përfshi në një aksident me dy vetura të tjera. I riu, Gentrit Hajdini, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdekja e tij u konstatua pasi u dërgua në QKUK.

Për shkaktimin e aksidentit, Policia tashmë ka arrestuar njërin nga shoferët.

Jusuf Krasniqi, është i dyshuari që u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për këtë rast.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot