Nga 1 shtatori, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili shtoi se 940 prej tyre janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar.
“Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, tha ai.
Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve nga diaspora ka filluar më 29 gusht dhe përfundon më 26 dhjetor.