Ballkani: Vazhdojmë ta ndjekim çdo trofe, trajneri i ri…

- Gazeta e Prizrenit

Ballkani: Vazhdojmë ta ndjekim çdo trofe, trajneri i ri…

Ballkani e konfirmoi sot ndarjen me trajnerin Ilir Daja, i cili i dha fund periudhës së lavdishme me klubin kosovar.

Nën drejtimin e trajnerit shqiptar, klubi Portokalli u shpall kampion i Kosovës tri herë radhazi, ndërsa dy herë shkoi në grupe të Ligës së Konferencës, një rezultat historik ky.

Lexo Edhe:

Muriq: Rumania s’do ta ketë të lehtë në Prishtinë

E tash, derisa Daja mund ta marrë në dorë Dinamon e Tiranës, kampioni aktual i Kosovës është vënë në kërkim të trajnerit të ri, shkruan “Gazeta Express”.

Në “Favorit” mbrëmë analisti Arbër Avdyli e përmendi emrin e Artim Pollozhanit si opsion për ta pasuar Dajën në krye të shtabit teknik tek ekipi nga Suhareka.

Ndërkohë, klubi therandas thotë se do ta shikojë me kujdes këtë punë, në mënyrë që në fund ta zgjedh trajnerin e duhur.

Drejtuesit e klubit ndërkohë i siguruan tifozët e tyre se synimet e Ballkanit do të jenë gjithmonë lartë.

“FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njëjtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu”, shkroi klubi Portokalli në faqen zyrtare në Facebook.

Përkundër largimit të Dajës, Ballkani vazhdon të prijë në tabelë në edicionin e ri të Superligës. /Gazeta Express/



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit