Është bërë hapja solemne e Qendrës të Mjekësisë Familjare në Duhël.
Kjo u bë në prani të banorëve të fshatrave fshatrave Duhël, Bllacë, Luzhnicë, Dragaqinë, Javor dhe Greiqevc.
Kjo QMF, do të punojë me dy ndërrime, raporton Klankosova.tv.
“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve mjekësore më të mira me hapsirë moderne e apartura të avancuara, kjo qendër do të punoj me dy ndërrime dhe do të ofrohen këto shërbime: Vizita specialistike nga Mjeku Familjar, vizita dhe konsultime nga Mjeku i Përgjithshëm, vizita nga Stomatologu, shërbime të laboratorit, aplikim i terapisë parenterale (infuzione dhe injeksione), vaksinimi për të gjitha moshat, trajtimi dhe mirëmbajtja e plagëve”, shkruan në kumtesë.