Vetura dhe shtëpia e një personi në Prizren janë bastisur pasditen e djeshme.
Policia vijoi kontrollin edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjeti 10.42 gramë kokainë.
Gjatë bastisjes, policia konfiskoi edhe një thikë, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”