Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL68

- Bota Sot

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL68

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me 15 gusht 2024 ka shpallur valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL68. Vala e 68-të e shitjes së aseteve (ShAL 68) paraqet një portofol të larmishëm pronash të shpërndara në rajonet kryesore të Kosovës. Rajoni i Prishtinës përfshinë toka bujqësore në zona atraktive të Lipjanit, Graçanicës dhe Prishtinës, si dhe hapësira afariste në qendër të Prishtinës, që paraqesin mundësi të shkëlqyera investive. Në rajonin e Pejës janë tenderuar toka bujqësore të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme dhe tokë komerciale/ndërtimore për zhvillimin e biznesit në Istog, Deçan, Gjakovës dhe Klinë. Në rajonin e Prizrenit ofrohen në shitje lokale dhe tokë bujqësore në Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Shtimes ndërkaq në nga rajoni i Mitrovicës ofrohen lokale dhe depo më sipërfaqe atraktive për zhvillim biznesi. Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Me këtë rast AKP fton investitorët dhe sipërmarrësit ambiciozë të shfrytëzojnë mundësinë e blerjes së pronave të shkëlqyeshme në lokacione të ndryshme dinamike në mbarë Kosovën. Shpallja do të jetë e hapur deri më datën 4 shtator 2024.

Blerësit mund të konkurrojnë për njërin apo për më shumë nga këto asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.68 duhet të dorëzohen ditën e mërkurë, me datë 04 shtator 2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për dorëzimin e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Suksese!

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Rruga “Dritan Hoxha”, nr. 55, Lakrishtë,

Prishtinë 10000

Republika e Kosovës



Lexoni të gjitha në Bota Sot