Zjarret po vazhdojnë ende të bëjnë dëme në vende të ndryshme të Kosovës, si pasojë e temperaturave të larta që ende po mbizotërojnë në vend, e kjo jo rrallë herë ndodh që të bëhet edhe me apo pa vetëdije nga njerëzit.
Bëhet fjalët për zonën fushore mes dy fshatrave, Zoqisht dhe Hoçë e Madhe.
Përmes një njoftimi në Facebook, Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit ka bërë të ditur se zjarrfikësit tashmë gjinden në terren, në lokalizim të zjarrit.
Organizata ka publikuar disa pamje nga vendngjarja, siç mund t’i shihni më poshtë.