Të marten janë publikuar shortet për Ligën e Tretë të futbollit Kosovar, e cila nis me 7 shtator, ku klubi nga Dragashi, KF Opoja nuk ishte shortuar, ku sipas burimeve klubi tashmë ishte shuar.
Por pasi lajmi mori dhenë dhe reagimet e qytetareve ishin të shumta, kryesia e e KF Opoja nisi riorganizimin e klubit, duke mos lejuar shuarjen e tij.
Ata tashmë kanë filluar të ftojnë disa futbollistë për të nisur stervitjet dhe të kompletojnë skuadrën.
KF Opoja është dakorduar me FFK-në që të shtyhet ndeshja e xhiros së parë me KF Dardanët, dhe të nis garat nga java e ardhshme.
Stervitjet e klubit nga Dragashi do të nisin ditën e henë me 9 shtator, në stadiumin e qytetit, ku një muaj më parë është përurua fusha e re me bari sintetik./IndeksOnline/