Obiliq: I riu i hyn dajak të dashurës së mitur me të cilën bashkëjeton

- Bota Sot

Obiliq: I riu i hyn dajak të dashurës së mitur me të cilën bashkëjeton

ajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Obiliq, ku një 22-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës së tij.

Burimet kanë bërë me dije se viktima, e moshës së mitur, e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ndodhi dhe sulmin e të dashurit, me të cilin bashkëjetojnë qe një kohë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rastit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.



Lexoni të gjitha në Bota Sot