Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar në llogarinë e tij në “X” pasi emisari sllovak, Miroslav Lajcak, duke folur sot në Prishtinë për hapjen e Urës së Ibrit ka thënë se duhet të diskutohet në Bruksel dhe se është çështje në mes të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.
Petkovic ka rikthyer një postim të vjetër të Lajcak ku thotë se hapja e Urës së Ibrit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut, ndërsa sot në Prishtinë ka thënë se e njejta çështje varet nga marrëveshja e Prishtinës me faktorin ndërkombëtar.
“BE tha se hapja e urës mund të zgjidhet vetëm me dialog, siç tregon edhe postimi i Lajçakut në shtojcë. Sot dëgjojmë nga ai se kjo çështje varet vetëm nga marrëveshja e Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar!?”, ka shkruar Petkoviq.
Petkoviq tujte ka shkruar se “pastaj pyesni veten pse nuk ka përparim në dialog”.