“Gënjeshtarë, s’kam vendosur ende për ftesën e Putin”, tërhiqet Vuçiq, i ankohet ambasadorit rus për Kosovën

- Bota Sot

“Gënjeshtarë, s’kam vendosur ende për ftesën e Putin”, tërhiqet Vuçiq, i ankohet ambasadorit rus për Kosovën

Nga turi i tij në Podrinje, Aleksandër Vuçiç është ndalur këtë të premte të flasë për ftesën që Vladimir Puti i bëri për t’iu bashkuar samitit të BRICS, që zhvillohet në Kazan në tetor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç u përpoq të sqaronte se as nuk e ka refuzuar dhe as nuk e ka pranuar ftesën e presidentit rus, duke thënë: “Do të shohim”.

“Ne do të marrim një vendim për këtë midis datave 10 dhe 15 tetor, por jo më parë. Nuk ka dyshim se ka ardhur një telefonatë e rëndësishme. Siç kemi planifikuar më parë vizita më të rëndësishme. As nuk dua të refuzoj dhe as të pranoj asgjë, ne kemi një agjendë shumë të ngjeshur”, u shpreh Presidenti serb.

Lideri i Beogradit paralajmëroi se do të zhvillojë takime të rëndësishme në të ardhmen e afërt, ndërsa ishte i ashpër në kritika për ta që sipas tij nxituan të shpreheshin se Vuçiç refuzoi ftesën e Putin.

“Dëgjova disa që thanë se unë refuzova diçka, e të tjerë që thanë se pranova diçka. Të dyja janë gënjeshtra. Unë thashë do të shohim. Thashë se ka vizita të paracaktuara. Dhe pas kësaj thashë do të shohim. Do t’ua lë të dy këtyre palëve që nuk e kanë kuptuar kurrë se çfarë është politika sovrane të më sulmojnë. Kam parë edhe deklaratën e Rothit dhe shumë të tjera. Pikërisht kjo është çështja. Unë jam krenar që Serbia udhëheq një politikë të pavarur dhe se askush tjetër nuk do të vendosë për mua se ku, kur dhe si dhe me kë do të takohem. Unë jam krenar për politikën tonë dhe besoj se është diçka që do të sjellë rezultate në të ardhmen, mendoj se ka sjellë rezultate të rëndësishme deri më tani”, tha Vuçiç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot