Detaje nga rasti në familjen Hysaj në Petrovë, si e goditi predha shtëpinë e saj

- Bota Sot

Detaje nga rasti në familjen Hysaj në Petrovë, si e goditi predha shtëpinë e saj

Një rast interesant ka ndodh në familjen Hysaj në Petrovë të Shtimes.

Një predhë e fishekut të armës së zjarrit e ka goditur murin e shtëpisë së saj.

Rastin e ka lajmëruar në Polici, djali 24 vjeçar i familjes, i cili ka njoftuar se kjo predhë e ka dëmtuar fasadën e shtëpisë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur predhën e armës se zjarrit, të cilën e ka konfiskuar.

Ende nuk dihet se si kjo predhë ka përfunduar në shtëpinë, në Petrovë, por Policia është duke u merr me rastin dhe e ka iniciuar atë si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot