Gazetari ukrainas vjen me paralajmërimin e fuqishëm: Rusia, një kërcënim global që zgjerohet përtej Ukrainës dhe Ballkanit

- Bota Sot

Gazetari ukrainas vjen me paralajmërimin e fuqishëm: Rusia, një kërcënim global që zgjerohet përtej Ukrainës dhe Ballkanit

Rusia është një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë, vendet e Partneritetit Lindor, por edhe për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor gjithashtu, thotë gazetari (Detector Media) ukrainas, Yehor Brailian.

Ai flet edhe për propagandën ruse, për të cilën thotë se është shumë aktive në vendet e Ballkanit, derisa shton se Telegrami është në fakt burimi kryesor i dezinformatave ruse në Ukrainë, dhe jo vetëm.

Mund të flasim për kanalet e Telegramit në Serbi, mund të flasim për ndikimin e Kishës Ortodokse në Mal të Zi, në Serbi, në Bullgari”, thotë ai.

Në analizën e dezinformatave dhe propagandës, një nga narrativat kryesore që del në pah është ajo që lidhet me mobilizimin, ku plarforma të ndryshme mediatike, si kanalet ruse dhe pro-ruse në Telegram, po shpërndajnë video që tregojnë mobilizimin e detyruar të ukrainasve nga forcat e armatosura të Ukrainës, duke e paraqitur atë në një dritë të keqe.

“Ky portretizim ka për qëllim të minojë përpjekjet për mobilizim brenda vendit, ndërsa përhap edhe mesazhe që sugjerojnë se Ukraina do të përfundojë në një gjendje kaosi të plotë, pa energji elektrike, gaz apo ujë, duke e kthyer vendin në një epokë primitive”, thotë analisti ukrainas i mediave.

Ai kritikon Perëndimin për mungesë të vullnetit politik për të eliminuar kërcënimin rus.

Ne shohim mungesën e vullnetit politik në Bruksel, në Uashington, në kryeqytetet perëndimore për të eliminuar kërcënimin rus.Ukrainasit po luftojnë për lirinë e Evropës, por ju e dini, si të gjithë njerëzit, ne po lodhemi dhe njerëzit po lëvizin nga Ukraina në vende të tjera dhe ata fillojnë jetën e tyre të re atje”, thekson ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot