Një kamion i ngarkuar me blloka është përplasur sot në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.
Kamioni, i cili kishte destinacion një vendpunishte të një lagjeje të re që po ndërtohet në lagjen Mati, lëvizi pa shofer qindra metra për t’u përplasur në oborrin e një shtëpie.
Pamjet tregojnë kamionin e përplasur muret brenda oborrit të një shtëpie.
Automjetit dyshohet se nuk i punon frenat.
Materiali ndërtimor i kamionit ishte destinuar për lagjen ‘Symphony’, të cilën është duke e ndërtuar kompania Mana Development.