Një i dyshuar është arrestuar të hënën për therje me thikë në Deçan.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari të dielën pasi ka therur me thikë një person kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Ju njoftojmë se me datë 08.09.2024 rreth orës 22:35, Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar së në Rrugën Luan Haradinaj në Deçan, në një market dyshohet së një person është therur me mjetë të mprehtë – thikë, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të pa njohur. Viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut kujdestarë është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, Policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarit, me datë 9 shtator, dhe pas një pune intensive Stacioni Policor në Deçan ka arritur ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoj të dyshuarin.