Gjatë ditës së djeshme, politikani serb, Aleksander Arsenijeviq është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kjo pasi kishte fishkëlluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin gjatë vizitës në veri. Mirëpo, pas disa orësh, Arsenijeviq është liruar.
Për arrestimin e tij, ka pasur reagime të shumta në Kosovë.
Një ragim në mbrojtje të Arsenijeviqit e bëri edhe gazetari Berat Buzhala.
Buzhalës, sot i ka raguar një koleg gazetar, Jeton Sopa.
Ai shkruan se, Buzhala qënta shqetësu shumë për arrestimin e politikanit serb.
Ai madje flet për një ‘koordinim’ që Buzhala ka bërë me Arsenijeviqin.
Ky ‘koordinim’ sipas Sopës është tek syzat e njëjta.
“Berati fort koka shqetësu për këtë “politikanin” serb që e paskan arrestu, i paska dal në mbrojtje thua ti ai është far melaqe e që në fakt ai dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste që kanë vepruar në veri.
Me vet Beratin dhe këtë “qytetarin” serb që me koordinim po bëjnë sulme, ku i kanë ble qeto syza se diqysh fort i paskan të koordinuara...🤣”, shkruan gazetari Jeton Sopa.