Tri klube të Superligës së Kosovës janë dënuar sot nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kryeqytetasit janë dënuar me 3000 euro, për lëshim në organizim të ndeshjes Prishtina – Llapi, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndërsa, llapjanët kanë pësuar dënim me 1000 euro, shkaku i komunikatës së postuar në rrjete sociale ku ka pasur të bëjë më gjyqtarin Genc Nuza.
“Pas përfundimit të ndeshjes lëshon komunikatë për media, përmes së cilës akuzon gjyqtarin kryesor Genc Nuza, e ofendon dhe kërcënon të njëjtin se nuk do t’i ofrojnë siguri nëse delegohet në ndeshjet kur KF “Llapi“ i zhvillon ndeshjet në Podujevë”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Kurse skuadra nga Drenasi ka marr dënim prej 1500 eurove, pas hedhjes në fushë të gjësendeve drejt portierit kundërshtar.
“Prej fillimit të ndeshjes tifo grupi vendas “Tigrat e zi”, në tribuna ndezin mjete piroteknike disa nga të cilat i hedhin në fushën e lojës. Kulmin e arrijnë në min 28 të ndeshjes ku hidhet një shishe qelqi në fushë, një copë nga e cila godet portierin vendas dhe e lëndon me këtë rast ju dha ndihma mjekësore nga stafi ekipit”, ka bërë të ditur FFK-ja, përmes njoftimit./IO