Në Prizren, një person pësoi lëndime të rënda pasi dyshohet se ishte rrëzuar dhe vdiq, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit viktima u dërgua fillimisht në Emergjencën e spitalit rajonal, por përkundër intervenimit të ekipit mjekësor, nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.
Lajmin e konfirmoi edhe Policia Rajonale në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë.”
Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion. / Gazeta e Prizrenit.