Simiq: Vuçiqi në adresimin e sotëm duhet të thotë – “Mjaft më”

- Bota Sot

Simiq: Vuçiqi në adresimin e sotëm duhet të thotë – “Mjaft më”

Duke komentuar fjalimin e sotëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të paraparë për në orën 18:00, përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se serbët e Kosovës presin që dikush të thotë: “Mjaft më”.

“Nëse nuk ka siguri për serbët e Kosovës, nuk do të ketë as serbë. Nga Kosova janë duke u larguar pikërisht familjet me gjendje të mirë ekonomike. Ata po largohen vetëm për arsye sigurie dhe kjo është e kundërta e asaj që po ndodh në terren mes shqiptarëve që po largohen vetëm për arsye ekonomike. “Njerëzit po na shkojnë sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë nesër”, ka pretenduar Simiq.

Simiq ka thënë se “siguria për serbët duhet të garantohet nga ata të cilëve u është dhënë mandati si nga OKB ashtu edhe nga Këshilli i Sigurimit për të mbrojtur të gjithë dhe se ky duhet të jetë qëndrimi i qartë i Serbisë”.

“Kjo do të thotë edhe për serbët”, ka shtuar Simiq.

Duke komentuar bisedimet e fundit që delegacioni i Listës Serbe ka pasur me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, ai ka thënë se “kumtesat duhet të ndërpriten”.

“Pas çdo mohimi të të drejtave të popullit serb, ata lëshojnë nga një kumtesë. I pyeta në mënyrë më të drejtpërdrejtë se sa kumtesa të tjera kanë në sirtar deri në atë të fundit në të cilën do të thoni se nuk ka më serbë në Kosovë. Sepse nga kumtesat e tyre ka filluar të më dhemb koka. Është e pamundur, duket e neveritshme që dikush të thotë se shtetet më të fuqishme të Evropës dhe botës nuk mund ta ndalojnë Albin Kurtin nga synimi i tij për të dëbuar serbët”, ka thënë Simiq.

Ai ka shtuar se “forcat e NATO-s në Kosovë kanë më shumë se 8.000, kurse EULEX-i disa qindra pjesëtarë dhe se ka mënyra se si bashkësia ndërkombëtare mund t’i dërgojë mesazh të qartë Albin Kurtit”.

“Megjithatë, këto kumtesa anemike vetëm sa i japin shtytje asaj që ai po bën. Koha e kumtesave ka kaluar. Ato më askush nuk po i lexon në Prishtinë”, ka përfunduar Simiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot