Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten pasdite në Prizren, ku një person pësoi lëndime të rënda dhe vdiq, pasi u rrëzua në shkallë. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa akoma s’dihen rrethanat e tjera.
Viktima u dërgua fillimisht në Emergjencën e spitalit rajonal, por përkundër intervenimit të ekipit mjekësor, nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve.
Personi që humbi jetën është Ramit Ibro, rreth 70-vjeçar.
Vdekjen e tij, e ka konstatuar mjeku dhe trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë.”