NATO mirëpret kontributin e Malit të Zi për stabilitetin në Ballkan

- Bota Sot

NATO mirëpret kontributin e Malit të Zi për stabilitetin në Ballkan

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm në detyrë i NATO-s Boris Ruge vizitoi sot Malin e Zi, ku zhvilloi takime me presidentin Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq, zëvendëskryeministrin Ervin Ibrahimoviq dhe ministrin e Mbrojtjes Dragan Krapoviq.

Ruge me këtë rast përshëndeti kontributin e Malit të Zi në përpjekjet e gjata të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, misionin KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Prishtinë.

Ai theksoi gjithashtu ndikimin e dezinformimit dhe përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për ta kundërshtuar atë.

Ruge nënvizoi se pranimi i Malit të Zi në NATO në 2017 ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Nga kjo përfitojnë jo vetëm populli i Malit të Zi, por edhe rajoni dhe gjithë Aleanca, dhe ka qenë një hap vendimtar në lëvizjen e vendit drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik”, tha ai.

Boris Ruge u emërua ushtrues detyre i zëvendëssekretarit të Përgjithshëm më 10 shtator 2024, pas largimit të Mircea Geoana.



Lexoni të gjitha në Bota Sot