Ish-bashkëpartiaku e quan “humbës” Vuçiqin pas adresimit për “masat” ndaj Kosovës

- Bota Sot

Ish-bashkëpartiaku e quan “humbës” Vuçiqin pas adresimit për “masat” ndaj Kosovës

Politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit, e ka kritikuar këtë të fundit pas konferencës së mbajtur dje lidhur me Kosovën.

Sormaz e ka quajtur presidentin serb si një humbës.

Ai ka thënë se fillimisht i ka shtyrë serbët t’i bojkotojnë institucionet dhe tashmë po kërkon kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve e policëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sormaz gjithashtu ka shkruar se Vuçiq po kërkon edhe mbajtje të zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot