Deputeti serb: Njerëzit në veri të Kosovës nuk e besojnë më Vuçiqin

- Bota Sot

Deputeti serb: Njerëzit në veri të Kosovës nuk e besojnë më Vuçiqin

Deputeti opozitar në Serbi, Djodje Miketiç, është shprehur se as Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe as kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk po bëjnë asgjë për paqe e siguri për të dy popujt.

Komentet Miketiç i bëri në një lidhje për emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania, ku tha se Vuçiç po bën një politikë nacionaliste ndaj Kosovës, duke ruajtur interesat e nacionalistëve serbë.

Ai tha gjithashtu se retorika mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të ndryshojë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme mes 2 shteteve.

“Duam të shohim një politikë që ofron zgjidhje, që gjen paqe e siguri, jo vetëm për popullin në veri të Kosovës, por edhe në Serbi, Kosovë e gjithë Ballkanin. As Vuçiç e as Kurti nuk po bëjnë asgjë në dobi të popujve. Dhe kjo është një situatë shumë e rrezikshme sidomos kur patëm edhe situatën në Banjskë.

Kjo po bën që të ndryshojë politika dhe retorika e saj. Nuk ka asnjë ndryshim mes retorikës së Prishtinës dhe Beogradit. Unë them se ai duhet të shqetësohet dhe duhet të kishte vepruar 10-15 vite më parë. Njerëzit në veri të Kosovës nuk e besojnë më Vuçiç.

Ai e ka humbur respektin e tyre. Gjithashtu besoj se edhe në Shqipëri këndvështrimi është se Vuçiç ka qenë në pushtet që nga viti 1999, para se të niste lufta në Kosovë. Edhe partia që qeveris aktualisht Serbinë ka qenë në pushtet që atëherë. Vuçiç ka mbrojtur interesat e nacionalistëve serbë”, tha Miketiç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot