Eksperti i sigurisë për 7 kërkesat e presidentit serb: Viktimizim dhe puro-propagandë

- Bota Sot

Eksperti i sigurisë për 7 kërkesat e presidentit serb: Viktimizim dhe puro-propagandë

Arben Dashevci, ekspert i çështjeve të sigurisë  në emisionin Raport ka komentuar 7 kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, ato pasqyronin viktimizim e propagandë të presidentit serb.

” I pash kur foli live presidenti i asaj republike dhe mendoj që kur ta ndëgjosh live atë, është pak më ndryshe se sa kur i lexon ato kërkesa. Sepse aty u paraqit së pari edhe një lloj urdhëri e pastaj viktimizim, trysni në Bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Dashevci.

Tutje, ai dha edhe një opinion rreth asaj se si duhet vepruar në këtë rast domeni politik i shtetit të Kosovës.

“Ishin disa kërkesa shumë të quditshme sipas mendimit tim, sepse të japësh urdhër për largimin e gjithë personelit nga isntanca e sigurisë e pastaj të urdhërosh që të kthehen, kjo është alogjike, sipas asaj që kam lexuar sepse vet urdhërove e pastaj po kërkon rikthim. Ato 7 shtatë pika mendoj se kanë qenë zhvendosje e vëmendjes, puro-propagandë. Ajo çka i takon domenit politik të Kosovës është aktivizimi që të bëhet kjo trysni, sepse edhe ndërkombëtarët e dinë që policët e kanë lëshuar uniformën me urdhër të këtij presidenti”, shtoi Dashevci.



Lexoni të gjitha në Bota Sot