Me autorizim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, është ndaluar i pandehuri S.N., i cili është duke u hetuar nga kjo Prokuroria për disa vepra penale.
Sipas njoftimit për media nga Prokuroria Speciale bëhet e ditur se i dyshuari ngarkohet për këto vepra penale: “Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Po ashtu në njoftim thuhet se i pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-së.
Ndërkaq, Prokuroria ka lëshuar vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar.
“Me autorizim të prokurorit nga Prokuroria Speciale, është ndaluar i pandehuri S.N., i cili është duke u hetuar nga kjo Prokurori për veprat penale Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik neni 268, Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve neni 366 par.1 te KPRK-së.
I pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-seë Prokuroria ka lëshuar Vendim mbi ndalimin e personit te arrestuar”, thuhet në njoftim.