Pas Lajçakut, Petkoviç do të takohet me përfaqësuesit e NATO-s, për të diskutuar mbi urën

- Bota Sot

Pas Lajçakut, Petkoviç do të takohet me përfaqësuesit e NATO-s, për të diskutuar mbi urën

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të parapara të procesit të dialogut.

Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa takim trilateral nuk pati, për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë. Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

Në takimin e mbajtur me Lajçakun, Petkoviq ka prezantuar masat që presidenti serb i ka prezantuar publikut të premten lidhur me situatën në Kosovë.

“Këto janë masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse për popullin serb në Kosovë dhe masa për ringjalljen e procesit të dialogut, për të cilin ne kemi shumë nevojë. Vetëm përmes dialogut mund të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha ai, shkruan Kossev.

Shumë tema ishin në tavolinë, thotë ai, dhe Beogradi është këtu për të diskutuar sepse “thelbi është të zbatohet ajo që është rënë dakord, por të shihet përmirësimi në komunitetet serbe.”

Petkovic sot do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësuesit e NATO-s për të diskutuar çështjen e urës.

“Do të flasim për temën e urës, por nga prizmi i sigurisë, sidomos për të vënë në dukje, në një prezantim të veçantë, të gjitha rreziqet që ekzistojnë nëse Kurti fillon të hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot