Çka po ndodhë: Tre persona gjenden të vdekur në Prishtinë dhe Lipjan

- Bota Sot

Çka po ndodhë: Tre persona gjenden të vdekur në Prishtinë dhe Lipjan

Tre persona, dy burra dhe një grua janë gjetur pa shenja jete në Lipjan dhe Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Lipjan rreth orës 07:55 është gjetur pa shenja jete një person, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Lipjan 17.09.2024-07:55. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

Po ashtu një person tjetër në Lipjan është gjetur në tavanin e shtëpisë pa shenja jete.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Lipjan 17.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Ndërsa, një rast tjetër raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 21:45, ku një grua është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj.

“Prishtinë,1709.2024-21:45. Viktima femër kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën  e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raport.



Lexoni të gjitha në Bota Sot