Një banori nga Damjani i Hasit ia vjedhin bagëtitë në stallë

- Gazeta e Prizrenit

Një banori nga Damjani i Hasit ia vjedhin bagëtitë në stallë

Në fshatin Damjan të Hasit, hajnat kanë shkaktuar dëme disa mijëra euro.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku ja ka vjedhur bagëtitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ishte në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit