Habit historiani: Kosova dhe Shqipëria fshehin spiunët izraelitë

- Bota Sot

Habit historiani: Kosova dhe Shqipëria fshehin spiunët izraelitë

Mijëra njerëz janë plagosur në Liban, pasi pejxherët e përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah për të komunikuar shpërthyen në mënyrë dramatike pothuajse njëkohësisht në të gjithë vendin të martën.

Është e paqartë se si ndodhi sulmi – i cili duket të ketë qenë shumë i sofistikuar – megjithëse Hezbollahu ka fajësuar kundërshtarin e tij, Izraelin. Zyrtarët izraelitë deri më tani kanë refuzuar të komentojnë.

Për këtë çështje ka folur historiani Olsi Jazexhi, i cili ka treguar se pse përdoren pejgjerët nga Hezbollahu.

“Hezbollahu dhe inteligjenca iraniane e kuptuan aksesin e madh që kishin izraelitët në telefonat celularë. Hezbollahu përdorin disa mjete komunikimi, ata përdorin që nga telefonat primitiv, deri te pejgjerët, ata i kanë përdorur më shumë sukses. Duke e ditur se izraeli nëpërmjet amerikanëve dhe një softueri, Izraeli ka arritur të marrë kontroll mbi të gjitha sistemet e komunikimit në Liban”.

“Hezbollahu masi në të kaluarën ka përdorur pejgjerët, Hezbullahu ka përgatitur të gjithë popullatën. Në shkurt dhe në mars, në mënyrë që të mos vriteshin nga Izraeli u dha urdhër në të gjithë Libanin, që  ata anëtarët e Hezbollahut u porositën që të heqin telefonat celularë. CIA amerikane dhe Mossadi izraelit arrijnë që nëpërmjet telefonave të mençur njerëzit t’i lokalizojë dhe t’i vrasë ata”, ka thënë Jazexhi.

I pyetur nëse ka gisht Hungaria në këtë, Jazexhi tha: “Nuk është Hungaria, kompania hungareze për të cilën u përfol, është njëra nga këto kompani guacka që spiunazhi izraelit themelon. Kemi një seri kompanish të tilla të telekomunikimit të hapura edhe në Shqipëri, shumë nga këto kompani që hapin izraelitët hapen nga spiunazhi izraelitë. Këso kompani ka në Kosovë dhe Shqipëri dhe hapen nga spiunë të Mossadit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot