Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku për pasojë një person mbeti i vdekur.
Gazeta ka mësuar se personi që vdiq sot në aksidentin e rëndë është Agron Zhigolli, rreth 55 vjeçar.
Lajmin për vdekjen e 55-vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë dhe se një person ka vdekur në vendngjarje.
“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti.