Vuçiqi viktimizohet sërish: Kosova nuk ka dashur asnjëherë dialog, ka një qëllim

- Bota Sot

Vuçiqi viktimizohet sërish: Kosova nuk ka dashur asnjëherë dialog, ka një qëllim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë dashur asnjëherë dialog dhe se qëllimi i tyre kryesor është dëbimi i serbëve.

Vuçiq, për TV Pink, i pyetur për takimin e ri të negociatorëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel – ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dialog dhe bisedë reale.

“Ata nuk kanë dashur asnjëherë dialog. Asnjëherë nuk kemi pasur dialog dhe biseda reale. Ata gjithmonë janë përpjekur të përdorin truket për të fajësuar Serbinë”, ka shpjeguar ai.

Vuçiq u shpreh duke iu përfaqësueseve të Kosovës si njerëz që në vete kanë regjimin e Enver Hoxhës.

“Disa thonë se janë stalinistë, por unë as që do t’i nderoja me këtë. Është një ideologji anarkiste, marksiste, hoxhiste, qëllimi i parë i së cilës është dëbimi i serbëve, shkatërrimi i popullit serb në Kosovë dhe gjithçka që mund të bëhet kundër Serbisë”, ka theksuar ai.

Ai tha se kur ka një qëllim të tillë, por nuk ka rezultate ekonomike dhe fabrika të reja, atëherë është e qartë se çfarë do të bëjnë.

“Nuk duan dialog dhe bisedime dhe thonë se janë shtet sovran dhe se nuk kanë çfarë të flasin. Kur e sheh këtë, e di se je në një situatë të vështirë sepse e sheh që pala tjetër nuk dëshiron të flasë për asgjë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se nuk beson se do të vijnë ditë të mira, por do të ketë probleme të panumërta.

“Ne po përgatitemi për kuvend, për masat tona, për të ndihmuar popullin tonë”, tha ai.

Vuçiq ka theksuar se ka parë që sot nga Kosova kanë paralajmëruar hapjen e urës në Ibër gjatë gjithë ditës dhe ka thënë se do të shoh nëse NATO do ta mbajë fjalën që i dhanë Serbisë dhe se nuk do të lejojnë hapjen e urës.

I pyetur për drekën e punës, e cila do të organizohet nesër nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për liderët e Ballkanit Perëndimor – Vuçiq tha se është një takim i rëndësishëm ku do të diskutohet për agjendën e rritjes, reformat e nevojshme për tregun e vetëm evropian, që, shton ai, nënkupton ish-tregun e vetëm ballkanik.

“Besoj se do të jetë një takim i rëndësishëm ku presidenti i Komisionit Evropian do të tregojë se Marta Kos do të udhëheqë pjesën përgjegjëse për zgjerimin e BE-së dhe se do të njihemi me agjendën e re. Besoj se do të jetë një bisedë e drejtë dhe kjo varet nga Prishtina dhe Sarajeva”, tha ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot