Vuçiq zbulon kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës: Asgjë më shumë se kaq!

- Bota Sot

Vuçiq zbulon kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës: Asgjë më shumë se kaq!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka dashur dialog dhe se për çdo gjë është munduar të fajësojë Beogradin.

“Kemi të bëjmë me njerëz, qëllimi i të cilëve është dëbimi dhe shkatërrimi i “popullit serb” në Kosovë. Ata nuk duan dialog, sepse thonë se janë shtet sovran. Nuk mendoj se atje na presin ditë më të mira, atje do të kemi probleme të panumërta, por Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë. Është e jona të ndihmojmë njerëzit tanë. Gjatë gjithë ditës kanë paralajmëruar hapjen e urës në Ibër. Do të shohim nëse NATO do ta mbajë fjalën dhe shpresoj ta mbajë”, ka thënë Vuçiq për marrëdhëniet me Kosovën.

Sipas fjalëve të tij, “ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa është dakorduar”.

“Kërkojmë Asociacionin, zgjedhje të qeta dhe demokratike. Asgjë më shumë se kaq. Nuk ka kurrë zgjidhje të mira dhe të shkëlqyera”, shtoi ai.

Duke komentuar sulmet e opozitës pas masave të sigurisë që Serbia ndërmori “për të mbrojtur serbët në Kosovës”, Vuçiq ka thënë se për ne është e rëndësishme që miqtë dhe partnerët tanë në botë të dëgjojnë me kujdes atë që kemi thënë.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa është dakorduar. Sa për këta tanët, kur kemi kërkuar mbështetje prej tyre për ndonjë projekt, asgjë nuk ishte e mirë për ta. Disa njerëz nuk kanë politikën, planin dhe programin e tyre, e vetmja gjë që i shqetëson është se si dhe në çfarë mënyre të jenë kundër dhe të presin çfarë do të them unë për të thënë pse është e gabuar. Nëse u them se do të reagojmë paqësisht, siç thashë tani, “nuk është mirë, duhet të kishim shkuar në luftë…”. Nuk duhet të shikohet prapa dhe duhet të vazhdojë të punohet”, ka thënë Vuçiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot