Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë

- Bota Sot

Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë

Sot në vendkalimin kufitar Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe.

Para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.

Për rast pati shumë reagime në opinionin në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski të cilën ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë”, tha Mickoski.



Lexoni të gjitha në Bota Sot