Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministreve të jashtme

- Bota Sot

Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministreve të jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë, për të marrë pjesë në takimin e grave ministre të Punëve të Jashtme.

Gërvalla ka shkuar në këtë takim me ftesë të homologes së Kanadasë, Mélanie Joly.

“Ky takim, i cili do të zgjasë dy ditë, është bashkorganizimin i Kanadasë dhe Xhamaikës dhe mbledh ministre nga e gjithë bota për të diskutuar situatat e rënda me të cilat përballen gratë në vende si Afganistani, Irani, Ukraina dhe vende të tjera si dhe për të ofruar mbështetje konkrete”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Bëhet e ditur se Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me ministret e jashtme të vendeve të tjera pjesëmarrëse. Ky takim, i cili mbahet në vazhdën e një formati tashmë të konsoliduar të takimeve të grave ministre të Punëve të Jashtme, synon të identifikojë dhe të ofrojë zgjidhje për sfidat politike dhe të sigurisë, të cilat prekin në radhë të parë gratë dhe pasojat e këtyre sfidave për shoqëritë e ndryshme dhe sigurinë globale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot