Arrestohet një rus i dyshuar për orkestrimin e sulmit ndaj ndihmësit të Navalny

- Bota Sot

Arrestohet një rus i dyshuar për orkestrimin e sulmit ndaj ndihmësit të Navalny

Një shtetas rus i dyshuar për orkestrimin e një sulmi ndaj Leonid Volkov, një bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny është arrestuar në Poloni, njoftoi zyra e prokurorit të shtetit.

Volkov pësoi lëndime nga goditjet me çekan në një sulm jashtë shtëpisë së tij më 12 mars në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë. Dy të dyshuar për sulmin u arrestuan në Poloni në prill në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Lituania.

Në muajt e fundit janë arrestuar disa persona. Tetë të dyshuar janë aktualisht nën hetim dhe për katër prej tyre është caktuar masa parandaluese arrest i përkohshëm”, njofton zyra.

Radioja private polake RMF FM ka njoftuar se autoritetet polake kanë arrestuar ish-avokatin e oligarkut të ndjerë rus Boris Berezovsky në një hetim lidhur me sulmet ndaj disidentëve rusë. Arrestimi i avokatit, i identifikuar nga prokurorët vetëm si Anatoli B., u raportua më parë nga media e pavarur ruse.

Ai ishte një nga figurat më të fuqishme në Rusi në vitet 1990, kur u grind me presidentin Vladimir Putin dhe iku në Londër në vitin 2000, ku më vonë iu dha azil politik.

Magnati, 67-vjeç, u gjet i vdekur në mars 2013 me një shall të lidhur në qafë në banjën e një vile luksoze pranë Londrës. Familja e tij mendoi se ai u vra nga armiq nga Rusia, por policia britanike dhe ekspertët e mjekësisë ligjore arritën në përfundimin se Berezovsky kishte kryer vetëvrasje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot