Abrashi sulmon Blerim Isufajn dhe opozitën që u intervistua Dejona Mihali, thotë se qëllimi është të luftohet Vetëvendosje

- Gazeta e Prizrenit

Abrashi sulmon Blerim Isufajn dhe opozitën që u intervistua Dejona Mihali, thotë se qëllimi është të luftohet Vetëvendosje

Deputeti i VV’së, Artan Abrashi ka reaguar pas intervistimit të kordinatores së komiteteve të kësaj partie, Dejona Mihali nga Prokuroria Speciale. Ai thotë se e gjithë kjo po ndodh në kohë fushate, e që sipas tij, kjo po bëhet për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abrashi thotë se do të ketë edhe shumë akuza e ndoshta edhe arrestime.

Lexo Edhe:

LDK vlerëson se edhe premtimi i Totajt për “Transformimin e Parkut të Prizrenit” doli të jetë mashtrim ( Video )

Deputeti i VV’së thotë se Prokuroria është e kapur, e kjo është arma e fundit e Opozitës për ta luftuar VV’në.

Postimi i plotë i Abrashit:

Kur Gjykata Kushtetuese merr ndonjë vendim që duket në favor të Qeverisë, menjëherë pasojnë dy-tri vendime kundër kushtetuese ndaj Qeverisë, ndonëse ligjet janë të drejta.

Një analizë e thjeshtë:

A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi?

Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin.

A e dini çfarë mesazhi është ky?

Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. “Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj.” – po nënkuptohet kjo punë.

Me pak fjalë,

Të dashur qytetarë,

Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË!



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit