Petkoviq në Paris, takon këshilltarin e Macron, emisarin për Ballkan dhe zyrtaren e MPJ-së franceze – ankohet për Kosovën

- Bota Sot

Petkoviq në Paris, takon këshilltarin e Macron, emisarin për Ballkan dhe zyrtaren e MPJ-së franceze – ankohet për Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se sot në Paris ka është takuar me këshilltarin e presidentit francez, Bernard Buchëalter, si dhe të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

Në këto takimem Petkoviq është ankuar për Kosovën, duke folur për, siç i quan ai ‘problemet dhe sfidat e dialogut’.

Ai njoftoi se ka biseduar edhe për “gjendjen e vështirë të serbëve” në veri të Kosovës, për të cilat ai theksoi se të gjitha lëvizjet e Prishtinës janë të llogaritura vetëm për të destabilizuar situatën dhe për të krijuar kushte të vështira për jetë për serbët në Kosovë.

Petkoviq po ashtu ka thënë se përveç Buchëalterit, ka biseduar edhe me Margarita Beauregard, zyrtare e MPJ’së franceze, shkruan Tanjug.

“Biseduam për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në dritën e raundit të fundit të mbajtur në Bruksel, por edhe situatën politike dhe të sigurisë në zonën e Kosovës, veçanërisht duke nënvizuar një sërë lëvizjesh të njëanshme dhe të përshkallëzuara nga Prishtina dhe Albin Kurti”, ka thënë Petkoviq në Instagram.



Lexoni të gjitha në Bota Sot