Jabllanoviq: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

- Bota Sot

Jabllanoviq: Jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq është pjesë e panelit të kësaj të mërkure në emisionin “Politiko”.

Jabllanoviq deklaroi se po përcjellet nga një grup shënjestër e së cilës është ai dhe rrethi i tij.

“Unë si serb, si ish anëtar i Qeverisë së Kosovës, si kryetar i një partie jam shënjestër e një grupi të oraganizuar që më përcjell dhe unë si njeri frikësohem që kjo përcjellje nuk ka eliminimin tim sepse ndoshta i pengoj dikujt, mirëpo nëse mua më përcjellin organet zyret të Kosovës kjo është…”, deklaroi Jabllanoviq.

E për këtë, ai thotë se në rast se do i ndodhte diçka, faji do drejtohej tek kryeminstri Kurti.

“Them që atë që do e paraqes këtu: Gjithçka që do ishte jo e natyrshme të më ndodhte mua dhe rrethit tim e marr përgjegjës z.Albin Kurti”, deklaroi ai. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot