Njësia e Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjakovë ka zhvilluar një aksion së fundmi, që rezultoi me identifikimin e disa parcelave me kultivim të lëndëve narkotike.
Vendi i ngjarjes është në fshati Panorc, Malishevë, vendi i quajtur të “Lugajat”, një zonë e thellë.
Të martën, policia i shpalli në kërkim tre persona, ku u kapen nga kamerat e antidrogës duke kultivuar lëndët narkotike në këtë pjesë.
Ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Malishevë 21.06.2024 – 05:00. Njësitë e DHTN-Gjakovë kanë identifikuar tri parcela të mbjella me 1757 fije kanabis. Bimët janë shkatërruar në vend-ngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/