Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, sot reagoi ashpër ndaj mungesës së vazhdueshme të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, gjatë mbledhjeve të Kuvendit Komunal, duke mos qenë në 6 nga 9 seancat e mbajtura, gjatë vitit 2024.
“Sot u bë seanca e gjashtë ( 6 ) e Kuvendit Komunal në Prizren në të cilën mungon kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj!
– Gjatë vitit 2024, kuvendi komunal në Prizren ka arritur të mbajë nëntë( 9 ) seanca në total.
– Nga nëntë ( 9 )seanca të kuvendit komunal në Prizren, duke llogaritur seancën e ditës së sotit u bënë gjashtë ( 6 ) prej tyre në të cilat ka munguar kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, thuhet në reagim.
Sipas LVV këto veprime të kryetarit Totaj janë shkelje e qartë e detyrimeve të tij, të cilat tregojnë një papërgjegjshmëri të lartë ndaj detyrave që i janë besuar nga qytetarët e komunës së Prizrenit.
Mungesa e vazhdueshme e kryetarit Totaj në seancat e Kuvendit Komunal paraqet neglizhencën e tij ndaj interesave të qytetarëve, të cilët e kanë votuar që t’i trajtojë e zgjidh shqetësimet e problemet tyre, e jo të i injorojë ata në vazhdimësi.
“Qytetarët e komunës së Prizrenit përballen me sfida të shumta, nga problemet infrastrukturore deri te përmirësimi i shërbimeve publike, për të cilat kryetari i komunës Totaj duhet të dijë të i dëgjojë e i gatshëm e i vullnetshëm për të punuar në përmirësimin e tyre. Fatkeqësisht, nuk është! Qytetarët e Prizrenit, nuk e meritojnë një kryetar si Shaqir Totaj”, thuhet në reagimin e LVV-së.