Qindra qytetarë janë mbledhur sot para stacionit policor në Zubin Potok.
Ata kanë protestuar kundër përdhosjes së faltoreve ortodokse serbe.
Të grumbulluarit mbajnë ikonat e lavdisë së tyre të pagëzimit dhe pas lutjes që bënë para stacionit, ata lëvizën drejt Kishës së Trinisë së Shenjtë ku do të ndezin qirinj.
Protesta u organizua nga nje grup qytetarësh të cilët thanë se arsyeja ishte një incident në atarin e fshatit Kolashin, ku sipas tyre kisha u përdhos nga disa të panjohur.