Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Canapé”, ish-deputeti Daut Haradinaj adresoi një mesazh të fortë për vajzat e reja, duke i këshilluar të mos fokusohen vetëm tek ambiciet materiale.
“Vajzat tona të reja nuk duhet me mrri shpejt te parja, mos me pa veç çantat e shtrenjta,” tha Haradinaj, duke shtuar se rëndësia duhet të vihet mbi edukimin dhe përkushtimin ndaj punës.
Ai theksoi se vlerat e vërteta nuk qëndrojnë në dukje, por në përpjekjet dhe karakterin që zhvillon çdo individ.
Se çfarë tha më shumë për këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.