E mitura dyshohet se u dhunua nga dy persona në Suharekë

- Gazeta e Prizrenit

E mitura dyshohet se u dhunua nga dy persona në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur në Suharekë dyshohet se është dhunuar nga dy persona të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.

Në raportin 24-orësh, thuhet se rasti dyshohet të ketë ndodhur para dy ditësh, raporton teve1.info

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar tashmë, e tjetri gjendet në arrati.

“DHUNIM – Suharekë  26.09.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit