Sot, për herë të parë, në Laboratorin e katererizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ekipi i kardiologëve invazivë nga QKUK dhe kardiologëve të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, kanë kryer një rast kompleks të vendosjes së pacemekerit dhe stentimit, percjell Gazeta e Prizrenit.
Rereferuar njoftimit, një pacient vie në Emergjencën e spitalit me bllok total atrioventrikular dhe hemodinamikisht jo stabil. Pacienti menjëherë sillet ne Laboratorin e kateterizimit, ku thirret edhe ekipa e anestezionit.
Pacientit i vendoset pacemakeri dhe në të njëjtën kohë realizohet edhe koronarografia dhe bëhet stentimi. Sipas Dr. Fazli Berisha, shef i Kardiologjisë invazive, Intervenimi, i pari i këtij lloji, është kryer me sukses dhe pa komplikime. Pacienti është duke u trajtuar në Laboratorin e kateterizimit dhe gjendja e përgjithshme është stabile.